Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për kryetar/ Vokshi nxjerr shifrat, sa demokratë kanë votuar deri në orën 11.00

Gara për kryetar/ Vokshi nxjerr shifrat, sa demokratë kanë votuar

Për tre orë nga nisja e procesit, kanë votuar 14012 anëtarë për kreun e ri të PD-së. Kështu bëri me dije kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, në një deklaratë nga selia blu.

Votimi deri në orën 11:00

Shkodër- 1287 anëtarë të PD

Lezhë- 830 anëtarë të PD

Kukës- 1081 anëtarë të PD

Dibër- 650 anëtarë të PD

Durrës- 1005 anëtarë të PD

Tiranë- 3694 anëtarë të PD

Elbasan- 1190 anëtarë të PD

Berat- 460 anëtarë të PD

Korçë- 1200 anëtarë të PD

Fier- 1520 anëtarë të PD

Vlorë -570 anëtarë të PD

Vokshi nuk dha një kohë fikse për daljen e rezultatit, por theksoi se do të bëhet publik shumë shpejt.

“Sapo të mbyllen qendrat e votimit dhe të vijë informacioni nga të gjitha qendrat e votimit. Vëzhguesit e dy kandidatëve janë prezent. Mediat janë prezent. Mediat janë të ftuara.

Me të dalë rezultati i votimit do i përcillet komisionit dhe do të bëjë me dijeni rezultatin paraprak. Të nesërmen do të bëhet verifikimi i materialeve zgjedhore. Ju siguroj që rezultati do dalë shumë shpejt. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Dua të ftoj që demokratët të dalin për të votuar. Të zgjedhin kush do jetë kryetar i PD”, u shpreh Vokshi.

 

Të fundit