Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për Tiranën, Alimehmeti: Jam i gatshëm për debat me Erion Veliajn

Gara për Tiranën, Alimehmeti: Jam i gatshëm për debat me

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti është përfolur dhe ka pranuar se do të ishte i gatshëm që të kandidonte në emër të opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale 2023.

I ftuar në Syri tv, Alimehmeti tha se është i gatshëm për një debat me kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa theksoi se ky i fundit s'do e bënte kurrë.

"Besoni se ai do dilte në debat me dikë? Unë jam i gatshëm, patjetër. Njerëzit duhet të vendosin vetë. Besoj fort se njerëzit vendosin vetë se cilin model duan. Në fund fare ka rëndësi se çfarë shkon tek qytetari, çfarë shërbimi.

Duhet të jemi me këmbë në tokë se çfarë ajri thithim, çfarë uji pimë, në çfarë trafiku lëviz me makinë, sa mundësi parkimi ke dhe a blen dot një shtëpi."-tha Alimehmeti.

 

Të fundit