Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për Tiranën/ Binaj mesazh qytetarëve: Faleminderit nga zemra! Po bëjmë diçka të madhe

Gara për Tiranën/ Binaj mesazh qytetarëve: Faleminderit nga

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve për mbështetjen dhe mesazhet pozitive që ka marrë gjatë ditëve të fushatës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shprehet falënderues ndaj të gjithë atyre që i kanë dhënë zemër në këtë rrugëtim politik.

“Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen, fjalët e mira dhe energjinë që më keni dhënë këto ditë. Ndihem i përulur dhe i vetëdijshëm për çdo problem që përballon Tirana çdo ditë,” shprehet Binaj.

Binaj shton se dëshiron të ndërtojë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me qytetarët, dhe ka vënë në dispozicion numrin personal të telefonit dhe adresën e emailit për çdo ide, ankesë apo propozim.

“Dua të dëgjoj zërin tuaj. Çdo ide e juaja ka vlerë. Komunikimi është baza e ndryshimit,” shprehet Binaj.

Të fundit