Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për Tiranën, Këlliçi: Nuk jam unë emri që Meta çoi në zyrën e Berishës

Gara për Tiranën, Këlliçi: Nuk jam unë emri që

Deputeti Belind Këlliçi ka hedhur poshtë zërat se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka kërkuar kreut të PD, Sali Berisha që ta kandidojë për kryetar të këshillit bashkiak të Tiranës.

I ftuar në Ora News, deputeti demokrat tha se nuk ka qenë në bisedat e zhvilluara para marrëveshjes Meta-Berisha, ndërsa foli edhe për raportin me kreun e PL.

Gazetari: A jeni ju emri i cili iu kërkua Sali Berishës me ngulm në zyrën e tij më shumë se 2 herë nga Ilir Meta?

Belind Këlliçi: Nuk e besoj. Kam marrëdhënie shumë korrekte bashkëpunuese me PL e zotin Meta por dhe me partitë e tjera të koalicionit opozitar dhe të spektrit të djathtë.

Nuk kam qenë prezent në bisedat që kanë bërë dy krerët e opozitës së bashkuar por të garantoj që vendimmarrja për tu futur në këtë garë ka qenë e imja dhe Sali Berisha është njoftuar nga unë personalisht për këtë vendimmarrje.

Jam ulur, si me shumë miq. I kam thënë që kam këtë projekt kam marrë garanci për një proces korrekt të primareve dhe asgjë më shumë. Të tjerat janë skupe mediatike që bëhen për konsum.

 

Të fundit