Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi i PD-së me aleatët/ Këlliçi: Të unifikuar për një kandidat të përbashkët

Takimi i PD-së me aleatët/ Këlliçi: Të unifikuar

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të Partisë Demokratike me aleatët opozitarë, për gjetjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

Pas mbylljes së takimin, në një prononcim për mediat, Belind Këlliçi është shprehur se takimi ishte produktiv dhe kanë rënë dakord për një kandidaturë që duhet të unifikojë të gjithë spektrin opozitar.

'Ishte një takim shumë pozitiv e produktiv, kemi rëndë dakord për një kandidaturë që duhet të unifikojë të gjithë spektrin opozitar. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës. Kemi diskutuar emra të përveçëm. Unë s’kam ndërmend të dal me emra konkret, do të shqyrtojmë çdo propozim",- deklaroi Këlliçi.

 

Të fundit