Flash News

Ditari i Opozitës

Garda ndaloi fizikisht deputetet, Vokshi: Elisa të na thotë kush po e mban peng këtë Parlament

Garda ndaloi fizikisht deputetet, Vokshi: Elisa të na thotë kush po e

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas dhunës që Garda përdori në Kuvend ndaj depueteve.

Nga jashtë sallës së Parlamentit, Vokshi i këkroi Spiropalit të tregojë se kush po jep urdhra që ky Parlament të mbahet peng pasi vetë kryeparlamentarja mohoi që dpeutetët të ndaloheshin me urdhër të saj.

Vokshi theksoi se Parlamenti ëhstë kthyer në një burg të sigurisë së lartë.

“A i patë skenat? Gratë deputete me urdhër të një gruaje deputete, Elisa Spiropalit, u ndaluan fizikisht nga garda. Neni 122 e ka fare të qartë që garda merr urdhër vetëm nga kryetari i Kuvendit, pavarësisht se Elisa thoshte se nuk janë urdhrat e mia, dikush tjetër jep urdhra. Atëherë të në thotë Elisa Spiropali, kush e mban peng ketë parlament.

Parlamenti nuk është më i përfaqësuesve të popullit. Parlamenti është dhunuar nga ata që janë bërë palë me krimin e organizuar dhe me bandat.

Shikoni se si i kanë vëne hekurat. Është kthyer në një burg të sigurisë së lartë. Cili parlament i botës mban të tillë hekura...?”, tha Vokshi.

Të fundit