Flash News

Ditari i Opozitës

Garda ndaloi median të intervistonte demokratët, Bardhi: Degradim i regjimit të Ramës

Garda ndaloi median të intervistonte demokratët, Bardhi: Degradim i

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Garda e Republikës nuk lejoi mediat t’i drejtonin pyetje deputetëve të opozitës jashtë Kuvendit.

Bardhi deklaroi se ky është një akt i papranueshëm i Gardës që fillimisht e bëri këtë me demokratët. Ai theksoi se kjo ka të bëjë me degradimin e regjimit të Edi Ramës.

“Bllokimi i Gardës së Republikës fillimisht ndaj opozitës dhe sot ndaj medias e gazetarëve në krye të detyrës është jo thjesht i papranueshëm, por treguesi më domethënës i degradimit të regjimit të Edi Ramës. Duke dënuar aktin e sotëm të paprecedentë të sulmit ndaj gazetarëve, siguroj që nuk ka Gardë e Polici që mund të mbajë në këmbë një regjim të kalbur nga krimi dhe korrupsioni”, deklaroi Bardhi.

Të fundit