Flash News

Ditari i Opozitës

Garda nuk e lejon të hyjë në Kuvend, Flamur Noka i mbulon me miell

Garda nuk e lejon të hyjë në Kuvend, Flamur Noka i mbulon me

Garda e Republikës nuk ka lejuar sërish deputetët demokratë të hyjnë në sallën e Kuvendit. Deputeti Flamur Noka, në shenjë protestë, ka mbuluar me miell punonjësit e Gardës dhe shkallët e hyrjes së Parlamentit.

Miellit nuk i shpëtoi as Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj.

Noka tha se regjimi Rama nuk po lejon popullin opozitar dhe deputetët të kryejnë detyrën e tyre. AI tha se mielli është simbol i narko-regjimit.

"Në narko-parlamentin e këtij regjimi ka dy rrugë. Shihni përfaqësuesit, kë përfaqësojmë ne? Popullin opozitar. Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën. Po për ca jemi zgjedhur ne? Ti bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë", tha Noka.

Të fundit