Flash News

Ditari i Opozitës

Garda nuk i lejonte të hynin, Korreshi: Nuk janë zyrat e PS, në kohën e demokratëve nuk ndodhte kjo

Garda nuk i lejonte të hynin, Korreshi: Nuk janë zyrat e PS, në

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka folur për situatën e tensionuar te Kryesia e Kuvendit, pasi Garda nuk i lejoi të hynin.

Për Euronews Albania, Korreshi tha se ato nuk janë zyrat e PS-së dhe se në kohën kur demokratët ishin në pushtet këto situata nuk ndodhnin.

Ai u shpreh se ishte Garda që i detyroi të bënin përplasje.

“Ato nuk janë zyrat e Partisë Socialiste, janë zyrat e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nuk janë pronë e askujt, por janë pronë e gjithë shqiptarëve. Na detyruan të bëjmë përplasje dhe në fund pastaj e hapën. S’kishin as letra, as vendim.

Në kohën kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet nuk ka ndodhur kurrë një situatë e tillë dhe duhet t’ju vijë turp të gjithë kolegëve për atë çfarë po ndodhte sepse asnjë nga kolegët socialistë nuk pati një problematikë të tillë, ndërkohë që të gjithë deputetët demokratë u përballën me një situatë me dyer të mbyllura në mëngjes,” – u shpreh Korreshi.

Të fundit