Flash News

Ditari i Opozitës

Garda nuk lejon deputetin Edmond Spaho të hyjë në mbledhjen e grupit

Garda nuk lejon deputetin Edmond Spaho të hyjë në mbledhjen e

Garda nuk ka lejuar deputetin demokrat Edmond Spaho të hyjë në Kryesinë e Kuvendit.

Punonjësit pretendojnë se nuk ka përfunduar masa përjashtuese e Spahos, e cila është vendosur me kërkesë të mazhorancës, pas tensioneve në Kuvend.

Spaho është paraqitur në Kuvend për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit që po mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Aktualisht PS firmosi së fundmi përjashtimin e tre deputetëve: Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj. Sipas PS, këta deputetë ndezën tymuese në sallën e Kuvendit.

Të fundit