Flash News

Ditari i Opozitës

Garda pengoi deputetët për tu futur në Kryesi, Berisha: Gjëmë e vërtetë

Garda pengoi deputetët për tu futur në Kryesi, Berisha:

Kreu i PD-së Sali Berisha, në takimin me të rinjtë demokratë në selinë blu, komentoi dhe zhvillimet e sotme në komisionet parlamentare.

Berisha theksoi edhe një herë se deputetët demokratë do të luftojnë për interesat dhe idealet e popullit opozitar.

Kreu i PD-së shtoi se në momentin që  dyert e zyrave të institucioneve publike u mbyllen deputetëve të zgjedhur nga populli është gjëmë e vërtetë.

Ndiqni shërbimet që Rama i bën Beogradit. Është e paimagjinueshme që kryeministri të quhet në botë Pashiqi shqiptar apo kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit. Sapo erdhi në pushtet, si një demon, ai u vërsul drejt Kosovës me të gjithë skenarin e Beogradit. Së pari ta ndajë, ç’ti ndajë Kosovës, ajo i ka kufijtë me gjykatë ndërkombëtare. Me ato kufij e ka njohur 95% e botës së lirë.

Pasi dështoi nxorri projktin e Ballkanit të Hapur që ishte vendosja e hegjemonisë serbe në rajon. Fuqitë e mëdha në një gabim historik besuan se Ballkani qetësohet duke vendosur Serbinë si hegjemon të rajonit. Ajo i kushtoi rajonit gjakderdhjet më të mëdha në historinë e vetë, dhe ky tani shndërrohet në një argat që promovon çdo projekt të Beogradit.

Pashiqi shqiptar ka lidhje më të forta me Kremlinin se Millosheviçi dhe me Kishën atje. Ne po bëjmë një betejë në parlament. Deputetët kanë zgjedhur të luftojnë. Ata kanë zgjedhur vetë të luftojnë dhe po luftojnë për idealet dhe interesat e popullit opozitar, përndryshe diktatura është e plotë.

Kur deputetit i mbyllet dera e zyrës së tij, këtu kjo është gjëmë e vërtetë dhe nga kjo vetëm ju, me guximin dhe fuqinë tuaj mund ta shpëtoni Shqipërinë”, tha Berisha mes të tjerash.

Të fundit