Flash News

Ditari i Opozitës

Garda vendos gardh para Parlamentit, Bardhi: Akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar

Garda vendos gardh para Parlamentit, Bardhi: Akt që turpëron

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendosjes së gardhit në Kuvend nga Garda e Republikës.

Bardhi ka ndarë një video në Facebook nga moment kur Garda vendos gardhin teksa shkruan se Kuvendi nuk është as burg e as qeli burgu edhe pse shumica e mazhorancës do të duhej të ishte në burg.

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.

Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!

Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!”, shkruan Bardhi.

Të fundit