Flash News

Ditari i Opozitës

"Gardisti me armë", Shehu: Po militarizohet Parlamenti

"Gardisti me armë", Shehu: Po militarizohet Parlamenti

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha se beteja që po bëhet në parlament nga opozita është për të rivendosur demokracinë.

Për Euronews Albania, Shehu tha se parimet janë të forta dhe nuk duhet lejuar militarizimi i parlamentit që po ndodh tani.

“Kjo protestë që ka nisur është për të rivendosur demokracinë në parlament, për të rivendosur të drejtat e deputetit në parlament, pra që deputeti të jetë sovran në parlament, ashtu siç e ka zgjedhur qytetari deputetin. Është një betejë për ca parime të mëdha të demokracisë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar që ne patëm pas Kuvendit u tha se së paku njëri nga anëtarët e gardës kishte armë. Kjo u tha nga kolegë të cilët kishin identifikuar praninë e armës te një nga gardistët, që është absolutisht shkelje e çdo parimi, çdo rregulloreje, do të thotë militarizim i parlamentit,” – u shpreh Shehu.

 

Të fundit