Flash News

Ditari i Opozitës

Garë e fortë në Elbasan, kush e merr drejtimin e degës së PD

Garë e fortë në Elbasan, kush e merr drejtimin e degës

Është mbyllur gara për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan.

Në procesin zgjedhor pati interes mjaft të lartë, kurse për kreun e ri konkuronin pesë kandidatëve. 

Në përfundim të numërimit të votave, Alis Narazani është shpallur fitues me 477 vota, duke marrë kështu drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Elbasan.

Një figurë e re në politikë dhe ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2025, Narazani arriti të sigurojë mbështetjen më të madhe me një platformë të fokusuar në rikthimin e besimit të qytetarëve dhe ringritjen e vlerave të së djathtës.

Pas tij renditet Sokol Shkëlzeni me 319 vota,kurse Durim Çekrezi, kryetari i komanduar i degës, mori 249 vota. 

Në këtë garë morën pjesë gjithashtu edhe Elior Vila, pedagog, i cili siguroi 88 vota dhe e vetmja grua në këtë garë, e cila mori 66 vota.

 

Të fundit