Flash News

Ditari i Opozitës

Garo akuza Bashës: Nuk ka bunker, bravë apo shul që mund të pengojë vullnetin e demokratëve

Garo akuza Bashës: Nuk ka bunker, bravë apo shul që mund të

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Floriana Garo akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se po flet për Sali Berishën me "gjuhën e langojve të Edi Ramës".

Ajo thotë se për pak ditë PD dhe Shqipëria do të ndahen nga opozita "e dështuar" e Lulzim Bashës. Garo thekson se "Nuk ka bunker, bravë apo shul që do mund të pengojë vullnetin e demokratëve për t’a çliruar opozitën nga pazaret dhe pengjet!"

Kjo deklaratë e Garos vjen një ditë para përfundimit të afatit që Komisioni i ka vendosur Bashës për të lënë zyrën. Ndërkohë ish-lideri Sali Berisha thirri protestë kombëtare për 8 janar para selisë blu.

Garo shton se kryedemokrati ka shkelur sakrificat e demokratëve, ndërsa e akuzon këtë të fundit për korrupsion.

"I vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht për pastrim parash është vetë Lulzim Brava për pagesa deri në 800 mijë dollarë! Është kjo dosje bashkë me Toyota Yaris të cilët e kanë lënë peng të Edi Rama! Ështe mega afera e Portit të Durrësit pazar-karremi që e bën ti ku dervihet vullnetit të demokratëve", shton Garo.

Të fundit