Flash News

Ditari i Opozitës

Garo flet për ndryshimet në PD: Berisha nuk ka ende një zyrë në seli, s’është hequr njeri nga puna

Garo flet për ndryshimet në PD: Berisha nuk ka ende një zyrë

Drejtoresha e komunikimit në PD, Floriana Garo ka dhënë detaje nga ndryshimet të cilave i është nënshtruar selia blu, pas largimit të Lulzim Bashës dhe rikthimit të Berishës.

Garo tha për MCN Tv, se aktualisht as Berisha dhe as ajo vetë nuk e kanë një zyrë në PD. Garo tha se doktori ka kërkuar që ta ketë një të tillë, pasi të fitojë zgjedhjet. Sa i përket ndryshimeve të bëra në grupin e WhatsAppit, Garo tha se as,kush nuk është hequr nga puna.

“Ishte një miratim në heshtje i asaj që kishte ndodhur dhe që demokratët e kanë dashur. Doktori ende nuk ka marrë zyre në parti, ai e ka shprehur se s’do të marri zyrën e kryetarit derisa të marri zgjidhje dhe zyrat janë të papërcaktuara.  As unë nuk kam marrë zyrë në PD. Ambientet janë duke u rregulluar. Zyra e shtypit është funksionale, por ne po e bëjmë punën tonë, pavarësisht vështirësive. Nuk kam hequr askënd nga puna. Askush nuk ka hequr njeri nga puna. Nuk ka pasur ndryshime të këtij lloji. E vetmja gjë, janë bërë disa ndryshime në grupin e WhatsAppit”, tha Garo.

Të fundit