Flash News

Ditari i Opozitës

Garoi në primare për bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti merr pozicionin e rëndësishëm në PD

Garoi në primare për bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti

Ish-kandidati për Primaret për bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka marrë një post të rëndësishëm në Partinë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Alimehmeti shkruan se është emëruar drejtues në Departamentin e Shëndetësisë në PD.

Nderim dhe përgjegjësi, vlerësim dhe sfidë njëkohësisht ndjeva sot kur anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë të Partisë Demokratike më votuan unanimisht në pozicionin e Drejtuesit.

Besimin e dhënë përmes votës nga miqtë, kolegët dhe Profesorët e mi, është thirrje për të punuar edhe më fort drejt hartimit dhe mbështetjes së alternativës qeverisëse shëndetësore lokale dhe qendrore.

Me pacientin në qendër dhe shëndetin në fokus çdo sfidë kthehet në objektiv për t’u tejkaluar me punë, mund, besim dhe pastërti”, shkruan Alimehmeti, i cili u tërhoq nga balotazhi me Belind Këlliçin në primaret për bashkinë e Tiranë.

 

Të fundit