Flash News

Ditari i Opozitës

Garoi për kreun e PD por nuk fitoi, reagon për herë të parë Agron Shehaj: Doja të sillja një qasje të re në politikë

Garoi për kreun e PD por nuk fitoi, reagon për herë të

Vjen reagimi i parë i Agron Shehajt, i cili kandidoi për kryetar të PD.

Në një postim në Facebook, Shehaj shkruan se kandidoi që për sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë.!”, shkruan Shehaj.

Zyrtarisht Lulzim Basha është rikonfirmuar për një tjetër mandat 4-vjeçar në krye të PD-së me 32882 vota. Tre kandidatët e tjerë kanë marrë: Agron Shehaj 6038 vota, Edith Harxhi 983 vota dhe Fatbardh Kadilli 781 vota.

Të fundit