Flash News

Ditari i Opozitës

Garon në listën e hapur, Idrizi: Zgjedhja ime, synoj mobilizimin e strukturave të PDIU

Garon në listën e hapur, Idrizi: Zgjedhja ime, synoj mobilizimin e

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi tha se ka kërkuar vetë të kandidojë në listë të hapur për zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë për News24, ai tha se ky vendim lidhet me qëllim mobilizimin e strukturave të partisë.

“Vendimin për të qenë në listë të hapur e kam marrë para dy javësh. Ky është rasti dhe në këtë mënyrë ne tentojmë të arrijmë më shumë mandate. Nëse kryetari i partisë do shkonte i vetëm në një listë të mbyllur, do e kisha të pamundur të mobilizoja të gjithë PDIU-në”, u shpreh Idrizi.

Ai konfirmoi gjithashtu marrëveshjen me Partinë Demokratike për pjesëmarrjen e PDIU-së në listat e hapura në nëntë qarqe të tjera, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të saj nga ana e PD-së.

“U detyrova të shkoja vetë në selinë e PD-së mbrëmë për të siguruar që kjo marrëveshje të përmbushej brenda afateve ligjore”, theksoi ai.


Më tej ai tha se në lista PDIU nuk u fut për mëshirë, por për peshën dhe rëndësinë që ka si parti.

 

Të fundit