Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazeta "The Australian"/ E dërguara e Uashingtonit përfshihet në politikën shqiptare; me të lindi skepticizmi amerikan
Adam Creighton, Korrespondent në Uashington
Ish-presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë e ka akuzuar ambasadoren e SHBA-së në Tiranë për ndërhyrjen “më flagrante dhe të pabesueshme” në punët e kombit ballkanik, duke përfshirë presionin ndaj gjyqtarëve, duke minuar mbështetjen për Uashingtonin në anëtarin e NATO-s në një kohë kritike në çështjet e Evropës Lindore.
Sali Berisha, 76 vjeç, lideri i parë post-komunist i Shqipërisë nga viti 1992 deri në 2013, tha se Yuri Kim, e dërguara e SHBA në Tiranë që nga janari 2020, po “po punonte me zell për të ndihmuar qeverinë të shkatërronte opozitën”.
“Ajo është personi që ka bërë më shumë për të dëmtuar reputacionin e SHBA në Shqipëri në 30 vjet. Jam shumë i trishtuar për këtë pasi kam pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me SHBA-në, pa asnjë lloj problemi”, tha ai për The Australian.
Zonja Kim, 49 vjeçe, e lindur në Korenë e Jugut, e emëruar nga administrata Trump, pranoi në rrjetet sociale muajin e kaluar se ajo kishte ushtruar presion ndaj gjyqtarëve shqiptarë për të penguar kthimin e zotit Berisha në politikë duke rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike të opozitës, të cilën ai e themeloi në vitin 1990.
“Nëse ‘ndërhyrja’ do të thotë të inkurajosh gjyqtarët të bëjnë punën e tyre, atëherë PO,” shkroi ajo në Twitter.
Në shkurt, zonja Kim u kërkoi shqiptarëve të mos votojnë për kandidatët e zotit Berisha në zgjedhjet lokale, një lëvizje që pasoi një sërë thirrjesh gjatë vitit 2021 drejtuar gazetarëve, liderëve të partive opozitare dhe deputetëve që të pushojnë së mbështeturi zotin Berisha.
Në maj të vitit të kaluar, Sekretari i Shtetit Antony Blinken bllokoi zotin Berisha, një ish-aleat i presidentit George W. Bush, të hynte në SHBA, duke pretenduar "korrupsion të rëndësishëm", prova për të cilat SHBA nuk i ka dhënë ende, pavarësisht një sërë kërkesash nga Kongresmeni republikan Lee Zeldin me kërkesë të komunitetit shqiptar të Nju Jorkut.
Ilir Kalemaj, një politolog në Universitetin e Nju Jorkut të Tiranës, tha se akuza e SHBA-së “erdhi nga asgjëja” dhe kishte nxitur “valën e parë të skepticizmit amerikan” mes votuesve të Partisë Demokratike, në një komb tradicionalisht të prirur pozitivisht ndaj SHBA-së.
Një fushatë në Change.org e titulluar "Ambasadorja Yuri Kim, mjaft është mjaft" - duke pretenduar se ajo "intimidonte vazhdimisht" opozitën dhe "kërkonte të ndikonte në procesin gjyqësor" - është shfaqur së fundmi, duke tërhequr më shumë se 6800 nënshkrime.
“Ajo është ambasadorja më politike që SHBA ka pasur ndonjëherë në Shqipëri, ndoshta edhe në Evropë; ajo është e hapur, nuk përdor gjuhë diplomatike, është e njëanshme në favor të Ramës,” tha Kalemaj për The Australian, duke iu referuar kryeministrit socialist Edi Rama.
Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pretendimeve të zotit Berisha, megjithëse ndihmës sekretarja Karen Dodfried, duke vizituar Shqipërinë në fund të muajit të kaluar, tha se Presidenti Joe Biden kishte "besim të plotë" te zonja Kim. “Shqipëria nuk mund të ishte më me fat sesa ta kisha atë si përfaqësuese të vendit tim dhe të punojë çdo ditë këtu” tha ajo.
Harald Malmgren, një ish-ambasador i SHBA-së dhe ekspert i politikave të mbrojtjes, i cili ka këshilluar katër presidentë amerikanë, tha se Shqipëria ishte strategjikisht më e rëndësishme për SHBA-në sesa mund të sugjeronte madhësia e saj.
“Kujtoni që SHBA-ja ndërtoi në heshtje një nga bazat e saj ushtarake jashtë shtetit në Shqipëri kohët e fundit, ajo është një pjesë e madhe e rrjetit të mbrojtjes së SHBA-së dhe në mënyrë të pashmangshme dikush ose disa njerëz duhet të binden ose të paguhen për të përfunduar këto objekte,” tha ai për The Australian.
Miqtë e zotit Berisha i thanë The Australian se nuk mund ta kuptonin pse SHBA-të po anashkalojnë korrupsionin e qeverisë Rama, në pushtet që nga viti 2013, "udhëheqja autokratike e së cilës e ka kthyer vendin e tij në një vatër krimi të organizuar", sipas gazetarit të politikës së jashtme, Peter Tase.
Që nga viti 2016, Shqipëria ka rënë me 27 vende në vendin e 110 nga 180 vende, sipas Indeksit të korrupsionit të vitit 2021 të Transparency International, dhe kishte shkallën e katërt më të lartë të emigrimit të intelektualëve në botë, sipas një raporti të OECD nga i njëjti vit.
“Ajo shkel kushtetutën tonë dhe atë të SHBA-së duke ndërhyrë në gjykatat tona, në media, në punët e brendshme të opozitës së Partisë Demokratike dhe bën gjithçka për të ndihmuar qeverinë Rama, të cilën vetë Departamenti Amerikan i Shtetit e ka treguar të jetë gjithnjë e më e korruptuar”, tha zoti Berisha.
Të paktën dy ish-ministra, përfshirë dikur ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, në qeverinë Rama janë në burg për korrupsion ose kontrabandë droge.
Sipas të dhënave të doganave, importi i bananeve në Shqipëri, kryesisht nga Kolumbia dhe Ekuadori, është dyfishuar gjatë dekadës së fundit në një nivel për frymë katër herë më të lartë se Franca.
Policia ka sekuestruar tonelata kokainë në dërgesat e bananeve që nga viti 2016, raportojnë mediat lokale.
*Adam Creighton është një gazetar i vlerësuar me çmime dhe me një interes të veçantë në politikat tatimore dhe financiare. Ai ka qenë “Journalist in Residence” në Shkollën e Biznesit Booth të Universitetit të Çikagos në vitin 2019. Ai ka shkruar për The Economist dhe The Wall Street Journal nga Londra dhe Uashington DC.
Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38