Flash News

Ditari i Opozitës

Gazetarët u lanë jashtë Kuvendit, Xhaferri: Garda të ndalë agresionin ndaj reporterëve!

Gazetarët u lanë jashtë Kuvendit, Xhaferri: Garda  të

Kamikazë politik në Gardën e Shqipërisë që deri dje keqpërdoreshin ndaj  deputetëve të opozitës, t’a ndalin urgjentisht agresionin ndaj reporterëve të politikës që mbulojnë zhvillimet në Parlament dhe Kryesinë e Kuvendit.

Sot gazetarët u penguan nga Garda të filmonin dhe u nxorrën jashtë në mënyrë të paprecedentë, teksa këto agresione ndaj gazetarëve janë të përsëritura, duke u kthyer në një pengesë serioze për punën e tyre.

Këto akte ndaj reporterëve  nga punonjësit e Gardës janë  të frymëzuara nga sjellja e liderit Surrelit që kujton se reporterët janë si eunukët dhe patronazhistët e forcës së tij politike që nënshtrimin, vetëposhtërimin dhe përçmimim e kanë mjet jetese dhe fe.

Misioni i reporterëve është jetik për vendin, ndaj çdo tentativë agresioni me metoda sigurimi për t’i penguar në misionin e tyre është dëshmi e tentativës për vrasjen e raportimit të lirë dhe të paanashëm.

Të fundit