Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi flet për takimin “sekret” me Palokën: Media nuk na ndoqi dot

Gazment Bardhi flet për takimin “sekret” me Palokën: Media

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka treguar se kanë zhvilluar një takim ‘sekret’ me kreun e Këshillit Kombëtar të PD, Edi Palokën, të mandatuar për bashkimin e PD, por media nuk i ka ndjekur dot.

“Në fakt nuk i kemi lënë ditët të ikin. Unë jam takuar përsëri me zotin Paloka, por kësaj here mediat nuk arritën dot të na ndiqnin në takimin tonë të dytë, sikundër kam qenë në vijimësi në komunikim me të. Jam takuar të enjten që shkoi,” – u shpreh Bardhi në Euronews Albania.

Ai tregoi se është diskutuar vazhdimisht se si opozita do të bëhet bashkë me një kandidat të vetëm për zgjedhjet.

 “Edi Rama do të përfaqësohet në secilën prej njësive vendore me një kandidat. Nëse opozita përbëhet jo vetëm nga disa pjesë brenda Partisë Demokratike, por dhe parti të tjera opozitare, secila prej tyre do nxirrte një kandidat, sigurisht do të ndante votën dhe do t’i jepte mundësi kandidatëve të Edi Ramës për të fituar lehtësisht,” – u shpreh deputeti.

 

 

 

Të fundit