Flash News

Ditari i Opozitës

"Vuri gardën kundër opozitës", Bardhi i bashkohet protestës së opozitës: Rama koka e inceneratorëve

"Vuri gardën kundër  opozitës", Bardhi i bashkohet

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas mbylljes së seancës plenare, duke folur për mediat tha se Rama është koka e inceneratorëve, dhe dha urdhrin për të mos lejuar deputetët opozitarë të futen në seancë plenare.

Më pas Bardhi i është bashkuar protestës, duke theksuar ai është i gatshëm që t'i bashkohet çdo proteste kundër regjimit autoritar të Ramës. 

Bardhi: Siç e patë sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetaj. Personi i akuzuar nga njeriu i tij më i afërt si koka e aferës së inceneratorëve dhe për këtë arsye me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës nuk u lejuan të hyjnë në sallën e seancës plenare, edhe ndaj deputetëve që nuk kishin masë disiplinore, Garda e Republikës me urdhër personal të Edi Ramës, një frikacak që i fshihet gjithmonë përballjes me qytetarët dhe opoztiën, tentoi të lërë jashtë deputetët e opoztiës.

Së dyti besoj se vetëm në regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen të futen të ushtrojnë mandatin që kanë marrë me gjak dhe me djers në një fushatë që Edi Rama i vuri përballë krimin e organizuar nga njëra anë dhe paratë e Arben Ahmetaj dhe aferës së inceneratorëve nga ana tjetër.

Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe një vend kandidat për në BE që deputetët do duhen të shqyhen nga këmisha dhe kostumi për të hyrë në sallën e seancave plenare.

E paimagjinueshme e pandodhur por tërësisht e kuptueshme kur bëhet fjalë për një regjim të korruptuar dhe të kriminalizuar si ai i Edi Ramës.

As Garda e Republikës dhe as policia që po dhunon qytetarët që protestojnë sot para sallës së seancave plenare, nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Edi Ramës.

Pyetje: A do i bashkoheni protestës?

Bardhi: Patjetër që do i bashkohem protestës çdo proteste qytetare kundër regjimit autoritar të Edi Ramës.

 

Të fundit