Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi i merr karrigen Enkelejd Alibeajt

Gazment Bardhi i merr karrigen Enkelejd Alibeajt

Ashtu sikurse paralajmëroi një ditë më parë deputeti demokrat Luan Baçi, Gazment Bardhi ka mbledhur firmat e deputetëve dhe është zgjedhur kryetar i komanduar i PD-së, pas dorëzimit të Alibeajt.

Siç raportohet, Bardhi ka mbledhur firmat e 33 deputetëve. Krahas postit të kryetarit të komanduar, Bardhi ka marrë edhe postin e kreut të grupit parlamentar.

Mbledhja e firmave është bërë fshehtas vetëm me palën e grupimit Alibeaj. Mes tyre, Bardhi ka nisur ‘fushatën’ për veten duke kërkuar që të jetë ai pasuesi i Alibeajt.

Më herët, Bardhi pati një takim me Jorida Tabaku, por duket se kjo e fundit ka refuzuar të zëvendësojë Alibeajn.

Deputetët që votuan pro Bardhit: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano; Bledion Nallbati; Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.

Të fundit