Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi me "Shoqatën e Gjuetarëve": Moratoriumi kombëtar 8-vjeçar i paligjshëm, për të fshehur kanabisin

Gazment Bardhi me "Shoqatën e Gjuetarëve": Moratoriumi

Në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD dhe Drejtuesit Politik për Elbasanin, Gazment Bardhi u takua me përfaqësues të "Shoqatës së gjuetarëve" të cilët ngritën shqetësimin e ndalimit të aktivitetit pa limit, cka i sjell kosto jo vetëm atyre por edhe vendit.

Gjuetarët u shprehën se moratoriumi ka ndaluar profesionistët e licensuar që nuk e dëmtojnë natyrën dhe botën e egër, ndërsa i ka hap rrugën gjuetisë së paligjshme që është shkatërruese.  

Gazment Bardhi u shpreh se të gjithë bien dakord që kishte nevojë për një ndalim, që kjo veprimtari të rregullohej e të përcaktohej mirë. Por Bardhi shtoi se PD nuk ka qënë dakort me zgjatjen e moratoriumit, që sipas tij është bërë për të tjera arsye.

“Nuk kemi qenë dakort me zgjatjen në 2016-tën, dhe nuk e kemi miratuar edhe për faktin se të gjithë, bashkarisht, biem dakord për arsyet e vërteta të ndalimit të gjuetisë.

Arsyeja e vërtetë e ndalimit të gjuetisë, dhe që nuk hapet edhe sot që flasim, është pikërisht fakti që ajo pjesë e territorit, që shpesh shërben edhe si hapësirë ku ju ushtroni veprimtarinë tuaj, u mboll me kanabis, dhe veprimtaria juaj vinte në rrezik zbulimin e parcelave të drogës.

Kjo ishte arsyeja kryesore, motivi politik, që çoi në ndalesë 8 vjeçare të gjuetisë. Mund të ketë territore të caktuara ku lejohet dhe territore të caktuara ku nuk lejohet por nuk mund të ndodhë kurrë që në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si në asnjë vend tjetër të botës, të mos ketë asnjë zonë ku të lejohet ushtrimi i veprimtarisë tuaj. Kjo është jo vetëm shkelje e një të drejte kushtetuese dhe ligjore, por nga ana tjetër është një padrejtësi e madhe që i bëhet njëzetë mijë anëtarëve të shoqatës tuaj”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi Politik për Elbasanin, u angazhua se PD me ardhjen në pushtet, do ta heqë këtë ndalesë.

 

Të fundit