Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi: “Rama 3” e ka fatin e paracaktuar që në nisje, nuk ofron asgjë të re

Gazment Bardhi: “Rama 3” e ka fatin e paracaktuar që në

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e ka cilësuar qeverinë e re ‘Rama 3’ me fatin e paracaktuar që në nisje.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi thotë se nuk ka asgjë të re në mandatin “Rama 3”. Është thjesht vijim i keqqeverisjes, i braktisjes së qytetarëve dhe i sundimit me forcë. 

Nuk ka asgjë të re në mandatin “Rama 3”. Është thjesht vijim i keqqeverisjes, i braktisjes së qytetarëve dhe i sundimit me forcë. 

Nuk kemi asnjë histori suksesi apo spikatje në shërbim ndaj qytetarëve në ato karrige. Kemi vetëm pastrim të oborrit nga disa gjemba dhe konsolidim të më të bindurve, të atyre që kanë treguar më shumë devotshmëri për të ushqyer e mbajtur në këmbë makinerinë e krim-pushtetit.  

Shumë prej kësaj pakice sunduese, duke nisur nga Edi Rama, lidhen nga një e përbashkët. Të gjithë do të duhej të ishin sot subjekt i ligjit, i prokurorisë, i drejtësisë. Por në Shqipërinë e Edi Ramës futet në burg qytetari, jo ministri, jo kryeministri. 

Të pashqetesuar nga drejtesia, një pjesë e këtyre qeverisin vendin, pjesa tjetër do të noterizojë vendimet keqbërëse të atyre që sundojnë me forcën e blerjes së votës. 

Këta nuk kanë zero shans të jenë garantët e kushtetutës dhe të ligjit. Kanë zero shans t’u shërbëjnë shqiptarëve. Zero! 

Prandaj edhe “Rama 3” e ka fatin e paracaktuar që në nisje. Kundër çdo norme e parimi, kundër çdo vlere, kundër çdo rregulli, asnjë qeveri, asnjë sundues nuk mund të vazhdojë gjatë. Krimet nuk fshihen dot e as nuk harrohen”, thotë Bardhi.

 

Të fundit