Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi prezantohet si drejtues qarku në Elbasan: Më 25 prill do të çlirohet nga pushtuesit

Gazment Bardhi prezantohet si drejtues qarku në Elbasan: Më 25 prill
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi është prezantuar ditën e sotme si drejtues i qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit. Ai thotë se Elbasani është shembulli i "keqqeverisjes" në këto 8 vite, duke theksuar se njerëzit në këtë qark ndahen në të braktisur dhe me shumë pushtet.

Njerëzit me pushtet, shton ai kanë përfituar para, influencë, territor, dhe kanë sunduar me forcë mbi pjesën tjetër, duke theksuar se kjo është padrejtësi dhe fyerje.

Barddhi shpreh mirënjohjen për postim që i është besuar, ndërsa nënvizon përgjegjësitë dhe sfidat që e presin.

Ai shpreh bindjen që me Partinë Demokratike, Elbasani do të fitojë vendin që i takon, do të dalë nga varfëria e do të gëzojë potencialin që e ka.

"Jam i bindur se qarku i Elbasanit do të jetë në vijën e parë të ndryshimit. Njerëzit mezi po presin. Të bashkuar si asnjëherë tjetër dhe në krah të qytetarëve ne do të sjellim qeverisjen dhe rendin që e meritojnë banorët e mrekullueshëm të këtij qarku, prindërit, të moshuarit, të rinjtë e të rejat, fëmijët që kanë ëndrra për një ardhme më të mirë", shkruan ai në Facebook.

Të fundit