Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi publikon videon: Ku dallon kreu i PD-së nga Rama

Gazment Bardhi publikon videon: Ku dallon kreu i PD-së nga Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, përmes së cilës bën dallimin mes kreut të PD-së, Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bardhit, Basha është politikani që kujdeset për njerëzit.

“Ka një dallim të madh mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Lulzim Basha është politikani që kujdeset për njerëzit. Edi Rama është politikani që i lë njerëzit në baltë. I mashtron, i burgos, i varfëron, ndërsa vetë jeton mes luksit. Na duhet ta ndryshojmë këtë realitet. Na duhet një kryeministër si Lulzim Basha. Ai punon për njerëzit dhe për vendin”, shkruan Bardhi.

Të fundit