Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi replikon me Ballën: Çdo sondazh i nxjerr humbës, diversionet nuk ndalin dot ndryshimin

Gazment Bardhi replikon me Ballën: Çdo sondazh i nxjerr humbës,
Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka replikuar me numrin dy të PS, Taulant Balla, pas deklaratave në një intervistë televizive, duke thënë se PS dhe PD kanë marrëveshje kundër LSI.

Sipas Bardhit, diversionet e Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm një shkak: humbjen e thellë të pushtetit të Ramës më 25 Prill.

“Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill!

Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill.

Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin! Për shpresën!”, shkruan Bardhi.


 

Të fundit