Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi thirret në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion!

Gazment Bardhi thirret në Prokurorinë e Posaçme

Kreu i grupit Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme me Anti-Korrupsion pas denoncimit për mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt.

Bardhi është thirrur në SPAK në orën 15:00. Bardhi ka zbuluar SMS që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK të hetojë.

Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.

Gazment Bardhi thirret në Prokurorinë e Posaçme

“Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK.

Gazment Bardhi shprehet se mesazhet janë janë një tentativë për ta intimiduar në ushtrimin e detyrës time si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

 

Të fundit