Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi tregon ku do të kandidojë Lulzim Basha në 25 prill

Gazment Bardhi tregon ku do të kandidojë Lulzim Basha në 25 prill

Numri dy i PD, Gazment Bardhi komentoi kandidatët e drejtuesit e qarqeve që kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar për zgjedhjet e 25 prillit (veç Tiranës, Gjirokastrës e Kukësit).

I ftuar në emisionin Rtsh Java, Bardhi tha se Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e Qarkut të Tiranës.

Drejtimin politik nuk mund t’ua besojmë emrave që vijnë nga shoqëria civile. Sigurisht që do të ketë emra politikë. Zoti Berisha do të kandidojë ku të dojë vetë. Ndërsa zoti Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e Qarkut të Tiranës“, tha Bardhi.

Bardhi tha se partia që ai përfaqëson është tashmë duke u marrë me detajet finale të marrëveshjes me PR dhe PDIU. Bardhi u shpreh se marrëveshja në fjalë do të bëhet publike ditët në vijim.

Të fundit