Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi tregon skenarin: Çfarë ndodh tani pasi morëm vulën

Gazment Bardhi tregon skenarin: Çfarë ndodh tani pasi morëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tregoi se çfarë do të ndodhë  pas marrjes së vulës me Partinë Demokratike të kryesuar nga Sali Berisha.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Bardhi tha se nuk do të ketë asnjë hap në shkelje me kushtetutën, ndërsa shpjegoi se në tërësi po punojnë që në kohën e duhur e në momentin e duhur të përcaktojnë strategjinë më të mirë për partinë për të kaluar pengesat.

“Kemi një plan A sa i takon mandatit. As nuk më shkon në mendje që do ketë hapa në kundërshtim me kushtetutën. Do ishte një goditje shumë e rëndë për popullin opozitar, sa i takon fushatës, strategjisë së fushatës, kushtet në të cilat ndodhet kryetari i partisë, apo për shkak të kësaj edhe partia, në tërësi do duhet që në kohën e duhur dhe në momentin e duhur ne të marrim vendimet apo të përcaktojmë strategjinë më të mirë për Partinë Demokratike për të kaluar pengesën”,-tha Gazment Bardhi.

Të fundit