Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi zbardh takimin me zyrtaren e DASH në Tiranë: Shprehëm shqetësim për masakrën zgjedhore

Gazment Bardhi zbardh takimin me zyrtaren e DASH në Tiranë:

Gazment Bardhi ka zbardhur takimin me zyrtaren e DASH, Karen Donfried e cila ndodhej për një vizitë zyrtare sot në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se gjatë takimit është diskutuar për sfidat e opozitës, korrupsionin në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore.

Kënaqësi të takonim sot Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, znj. Karen Donfried. Shprehem qëndrimin tonë për sfidat e opozitës, konkluzionet e raportit të DASH për korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA, rolin e PD në procesin e integrimit europian dhe sfidat e Shqipërisë në Rajon. Një falënderim të sinqertë për rolin e SHBA dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë”, shkruan Bardhi.

Të fundit