Ditari i Opozitës

Gërdeci/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu

Gërdeci/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu

Seanca për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me dosjen e tragjedisë së Gërdecit, është shtyrë sërish.

Sipas burimeve, shkak për shtyrjen ka qenë kërkesa e prokurorëve Arben Kraja dhe Klodian Braho, të cilët janë angazhuar në procese të tjera gjyqësore. Seanca e radhës është caktuar për datën 18 mars, në orën 12:00.

Ish-ministri Mediu po hetohet për ngjarjen tragjike të 15 marsit 2008, kur shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve në Gërdec shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Mediu është akuzuar për “Shpërdorim të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. Ai ka mohuar akuzat, duke theksuar se gjatë kohës së tij në detyrë ka zbatuar gjithmonë ligjin.

 

Të fundit