Flash News

Ditari i Opozitës

Gerti Bogdani: Tirana ka humbur 500 mijë metra katrorë hapësira publike, është 40% më të shtrenjtë se Prishtina

Gerti Bogdani: Tirana ka humbur 500 mijë metra katrorë hapësira

Ish-deputeti demokrat Gert Bogdani e ka cilësuar Tiranën sot një qytet të shkatërruar.

Sipas tij në një takim me temë ‘Tirana në rrezik’ ku i pranishëm ishte edhe kreu i PD, Sali Berisha, kryeqyteti shqiptar jo vetëm ka një cilësi të dobët të jetesës, por ka një cilësi të shtrenjtë.

Nuk është folur asnjëherë për Tiranën, realisht. Nuk janë ballafaquar asnjëherë idetë. Tirana është shtëpia e të gjithëve.  

Tirana sot është mes një trashëgimie, një qytet që ka trashëguar, por sot është i shkatërruar. Nuk është ende përtej pikës së moskthimit, por duhet të ndalohet të mos shkohet më tej.

Tirana jo vetëm ka një cilësi të dobët të jetesës, por ka një cilësi të shtrenjtë të jetesës. Mjafton ta krahasojmë veten me Shkupin dhe Prishtinën. Sot jemi 40% më të shtrenjtë se në Prishtinë. Sot në Tiranë ka vetëm 1 metër katror gjelbërim për banor.

Qytetet e Europës kanë të paktën 40 metra katrorë gjelbërim, për banor. Tiranës ka ende hapësira për të ju shtuar hapësira publike. Tirana ka humbur 500 mijë metra katrorë hapësira publike”, tha Bogdani.

Të fundit