Flash News

Ditari i Opozitës

Gështenja: Të mbështesim Luçiano Boçin, kandidati më i fortë për Elbasanin

Gështenja: Të mbështesim Luçiano Boçin, kandidati

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, tha se demokratët duhet të mbështesin kandidaturën e Luçiano Boçit në Elbasan, në zgjedhjet lokale të 14 majit.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Gështenja tha se Boçi është kandidatura më e mirë dhe më e fortë e PD-së për zgjedhjet lokale. Ai shtoi se ka hapësira që partia të dalë me një kandidat të përbashkët.

“Zoti Luçiano Boçi nuk është një kundërshtar i demokratëve, ai është demokrat. Ashtu si Luçiano Boçi, por edhe figura të tjera në qarqe të tjera të vendit janë demokratë, dalin nga Partia Demokratike. E rëndësishme është, e para që Partia Demokratike duhet të hyjë në garë. E kam thënë që ka hapësira, nëse ekziston vullneti dhe dëshira e të gjithë aktorëve dhe faktorëve në këtë vendimmarrje, që ne të dalim me kandidatë të përbashkët.

Nëse flasim për Elbasanin, nëse në Elbasan grupimi ynë nuk ka një kandidat më të fortë se Luçiano Boçi, ne duhet të mbështesim të gjithë Luçiano Boçin”, tha ai.

Të fundit