Flash News

Ditari i Opozitës

Gjata: Berisha ‘non grata’ në Britani, para dhe lobim i Edi Ramës

Gjata: Berisha ‘non grata’ në Britani, para dhe lobim i Edi

Çlirim Gjata ka folur për sanksionin e Britanisë ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Ai tha se ishte një vendim që nuk e priste, duke e konsideruar qesharak.

Sipas Gjatës, ky është një lobim i Edi Ramës. Demokrati tha se kryeministri ka paguar para, që Berisha të shpallej “non grata” në Britani.

“Nuk e prisja shpalljen nga Britania si nuk prisja as të parin. Problemi është që është qesharake qoftë për ata që morën vendimin, se nuk u bëhet shumë vonë pse tallen njerëzit me këto broçkulla. Por as në Shqipëri nuk i bëhet vonë kujt.

Janë dhënë ca para për lobim dhe shpallet kjo. Por nuk sjell pasoja. Nuk i intereson askujt. Është qesharake se i kujtojnë pas 14 vjetësh Fazlliçin Berishës. Çështje burokratësh të vegjël.

Ishte Rama që e tha para dreke në Parlament dhe doli ambasadori britanik për të larë duart, tha nuk bëhen publike asnjëherë. Ku e dinte Rama kur Berishës iu shpall pasdite? E ka bërë Rama me burokratët”, tha Gjata për "Open".

 

Të fundit