Flash News

Ditari i Opozitës

Gjata: Ka pasur përplasje mes Ramës dhe Kim për kreun e SPAK

Gjata: Ka pasur përplasje mes Ramës dhe Kim për kreun e SPAK

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Çlirim Gjata komentoi deklaratën e Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim së cilës i përfundon mandati.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjata tha se ka pasur një përplasje mes Kim dhe Ramës për zgjedhjen e kreut të SPAK.

Gjata shton se Rama e përdori situatën për të bërë show dhe për të treguar se për të mbrojtur njerëzit e vetë, është i aftë të largojë dhe një ambasadore.

“Dje morëm vesh se ne shqiptarët paskemi filluar të emërojmë dhe shkarkojmë ambasadorët amerikan. Për shkak të një përplasje që ka pas Rama me Kim  dhe ai e nxori këtë lajm për të bërë shoë e radhës e për të thënë shiko se sa i fortë jam unë, që jam në gjendje të largoj dhe ambasadoren amerikane.

Sherri i radhës mes tyre është për drejtuesin e SPAK sepse nuk kanë rënë dakord për emrin. Rama i mbron shumë njerëzit e vet, sepse ndryshe pastaj do të vij te ai radha për t’u hetuar dhe për t’u arrestuar. Rama bëri një paralajmërim për KLP se largoi Kim. Kjo është arsyeja se përse dolën me njoftim zyrtar”, tha Gjata.

 

Të fundit