Flash News

Ditari i Opozitës

Gjata: Njerëzit në fushatë votonin PD, sepse ishte emri i Berishës. Lëvizja e tij do të mbajë bazën e partisë

Gjata: Njerëzit në fushatë votonin PD, sepse ishte emri i

Ish-sekretari për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata ka deklaruar se lëvizja e iosh kryeministrit Sali Berishës do të mbajë bazën e Partisë Demokratike, pasi sipas tij opozita rrezikonte të mbetej pa bazë

I ftuar në emisionin “Opinion”, Gajta tha se gjatë fushatës së 25 prillit ka vërejtur se një grup i madh i votuesve të PD, kanë votuar për shkak të mbështetjes së tyre ndaj Berishës.

Rezultati është që e mira më e vogël e mundshme është që të mbajë bazën e opozitës në këmbë, të rimbledhë opozitën sepse pas humbjes së zgjedhjeve dhe kësaj që ndodhi me zotin Berisha rrezikonte që opozita të mbetej pa një bazë.

Me çfarë kam parë në 6 javë fushatë mësova një gjë, që nuk e kisha kapur gjatë kësaj kohe: ajo bazë, ata njerëzit ishin me PD, votonin dhe punonin për PD sepse ishte emri i Berishës.

Guri i themelit ku ata mbështeteshin psikologjikisht ishte Berisha. Vinin njerëz që thonin kam votuar hapur për Bashën kryetar, sepse është Berisha. Ka një bazë të PD shumë të fuqishme, të vendosur politikisht që i lidh emri i Berishës. Se pse e qysh ndodh kjo, nuk e di”, thotë Gjata.

 

Të fundit