Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj: Balluku duhej të dorëhiqej, Rama rrëzoi parimet që predikoi për drejtësinë

Gjekmarkaj: Balluku duhej të dorëhiqej, Rama rrëzoi parimet

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj komentoi hetimet lidhur me Belinda Ballukun, e cila është zyrtarisht e pandehur nga SPAK dhe e pezulluar nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre me vendim të GJKKO-së.

“Rasti i Ballukut ka një komponent penal dhe administrativ që është çështje procedurash. Ka rëndësi që mbi drejtësinë të mos ketë asnjë lloj influence,” u shpreh Gjekmarkaj i ftuar në News24, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të reja të drejtësisë.

Ai kritikoi mënyrën se si qeveria ka reaguar ndaj zhvillimeve. “Balluku, për faktin se është e pandehur për çështje të ndryshme, duhej të dorëhiqej dhe të përballej me drejtësinë. Kjo nuk ndodhi. Nëse nuk do ta bënte ajo, duhet ta bënte kryeministri Rama. Por ai bëri të kundërtën, duke rrëzuar aksiomën që vetë ka shprehur për drejtësinë e re gjatë këtyre viteve,” deklaroi deputeti demokrat.

Ai akuzoi qeverinë për mungesë përgjegjshmërie përballë rasteve të korrupsionit. “Moraliteti nuk ka funksionuar mbi këtë qeveri. Marrja e përgjegjësisë për korrupsionin është një standard që Rama duket se nuk mund ta mbajë. Mesa duket, atij i është e pamundur edhe t’i kërkojë dorëheqjen Ballukut,” tha ai.

 

Të fundit