Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj: Basha të heqë dorë nga pozicioni komik

Gjekmarkaj: Basha të heqë dorë nga pozicioni komik

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën në PD. I ftuar në “Real Story”, Gjekmarkaj u shpreh se nuk është kundër bashkimit, por që kjo të ndodhë duhet të ndalet gjuha e urrejtjes dhe diskriminimit.

Gjithashtu ai u shpreh se opozita është e interesuar për normalitet në Kuvend, ndërsa shton se Basha duhet të heqë dorë nga disa pozicione komike që mund të pretendojë se ka logon dhe vulën.

Nuk jam kundër bashkimit as me zotin Basha dhe as me ata që e mbështesin. Kam hedhur idenë që duhet të pushojë gjuha e diskriminimit dhe akuzave. Kjo është çështje e ndërgjegjes së gjithsecilit. Basha duhet të heqë dorë nga disa pozicione komike që mund të pretendojë se ka logon dhe vulën, por është kurajë e madhe të thuash jam kryetar i PD.

Sepse nuk është me ajo që ka qenë, është kryetar i një grupi, kaq. Duket si emisari i OKB i dërguar në Tiranë. Duhet të ndërpresë atë që konsiderohet “zjarrfikësi i opozitës” për t’i shërbyer qeverisë. Po tentohet që ajo që është shumicë të paraqitet si pakicë dhe këtu fillon handikapi.

Basha po sillet si shumicë dhe 50 deputetë të tjerë që janë ligjvënës konsiderohen sikur nuk ekzistojnë. Nga debati i brendshëm ne humbasim. Opozitës i interesin normaliteti në Kuvend, por na intereson edhe dinjiteti Kushtetues sepse ne jemi nëpërkëmbur”, tha Gjekmarkaj.

 

 

 

Të fundit