Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj dënon Ballën për fyerjen ndaj Vokshit: Gjuhë vulgare që turpëron Parlamentin dhe çdo grua shqiptare

Gjekmarkaj dënon Ballën për fyerjen ndaj Vokshit: Gjuhë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka dënuar ashpër deklaratën në Kuvend nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ndaj deputetes Albana Vokshi.

Përmes një postimi në Facebook, Gjekmarkaj e cilësoi gjuhën e përdorur si vulgare dhe denigruese, duke theksuar se një sjellje e tillë nuk fyen vetëm një deputete, por edhe dinjitetin e Parlamentit dhe çdo grua shqiptare. Ai i bëri thirrje drejtuesve të Kuvendit që të reagojnë dhe të mos tolerojnë degradimin e etikës parlamentare.

Reagimi i plotë:


DEKLARATË PËR DËNIMIN ME ASHPËRSINË MË TË MADHE TË AKTIT TË DENIGRIMIT TË NJË GRUAJE DEPUTETE

Dënoj me indinjatë të thellë gjuhën e ulët dhe fyese të përdorur sot nga Taulant Balla ndaj deputetes Albana Vokshi në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Shprehje të tilla vulgare dhe denigruese, që synojnë të poshtërojnë një grua dhe një përfaqësuese të zgjedhur të qytetarëve, janë një akt i papranueshëm që turpëron institucionin e Parlamentit dhe degradon rëndë etikën e debatit politik në vend. Kur një drejtues i një grupi parlamentar përdor një gjuhë të tillë, ai nuk fyen vetëm një deputete, por ofendon çdo grua shqiptare dhe vetë dinjitetin e institucionit që përfaqëson.

Sjellje të tilla tregojnë arrogancë, mungesë respekti dhe një kulturë politike që ka zëvendësuar argumentin me fyerjen. Parlamenti nuk mund të kthehet në një hapësirë ku gjuha e rrugës përdoret për të intimiduar dhe poshtëruar kundërshtarët politikë.

Kërkoj publikisht nga drejtuesi i Kuvendit të Shqipërisë që të reagojë dhe të mos tolerojë këtë degradim të papranueshëm të etikës parlamentare.

Politika shqiptare ka nevojë për debat, argument dhe respekt – jo për fyerje, vulgaritet dhe dhunë verbale. Heshtja përballë një gjuhe të tillë do të ishte bashkëfajësi. Sot është detyrë e çdo përfaqësuesi publik të ngrejë zërin kundër këtij degradimi të papranueshëm të jetës parlamentare.

Të fundit