Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në Parkun Olimpik, Elda Hoti e surprizon me tortë mes numërimit të votave

Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në Parkun Olimpik, Elda Hoti e surprizon me

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka marrë një surprizë të veçantë ditën e sotme, në 51-vjetorin e lindjes së tij, teksa ndodhej në Parkun Olimpik për të vëzhguar procesin e numërimit të votave të diasporës.


Kolegia e tij në Kuvend, deputetja Elda Hoti, e surprizoi Gjekmarkajn me një tortë ditëlindjeje, duke sjellë një atmosferë festive në ambientet ku po zhvillohet një nga proceset më të ndjeshme zgjedhore.


Momenti u shoqërua me duartrokitje nga të pranishmit, të cilët i uruan Gjekmarkajt ditëlindjen, ndërsa deputeti u pa duke buzëqeshur dhe duke falënderuar kolegët për gjestin.

Pavarësisht angazhimit në procesin zgjedhor, ky moment tregoi një anë më njerëzore dhe miqësore të politikës, duke sjellë pak gëzim mes tensionit të numërimit të votave.

Të fundit