Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj i drejtohet Celibashit: Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër

Gjekmarkaj i drejtohet Celibashit: Një skandal po tenton të hedhë

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj i është drejtuar ambasadës amerikane dhe kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, duke thënë se një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër.

Ai thotë se komisionerët e PS, në kundërshtim me ligjin po tentojnë të rihapin qëndrën e votimit në Bruçaj, ku u mbyll për shkak të kushteve të vështira të motit.

Sipas Gjekmarkajt, komisioneret e PS duan të spostojnë votimin në një qendër të pamiratur nga KQZ. Ai paralajmëron se kushdo që tenton të hedhë në erë zgjedhjet do të perballet me vendosmerinë e shkodranëve për të mbrojtur votën e lirë.

Reagimi i Gjekmarkajt:

Per dijeni Ambasades Amerikane dhe Zotit Celibashi!

Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkoder të cilin PD e denon me vendosmeri dhe kerkon nderhyrje te menjehershme që të nderpritet! Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit per shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuat KQZ per mos fillimin e procesit komisioneret e PS po tentojnë ne kundershtim me ligjin ta rihapin atë në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral.

Komisioneret e PS duan të spostojnë votimin në një qender të pamiratur nga KQZ. Gjithesa bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në keto 9 vite, shkaterrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD nuk do të toleroje akte të tilla.

Kushdo që tenton të hedhe në erë zgjedhje, shit-bleresit kronikë do të perballen me vendosmerinë e Shkodranve per të mbrojtur voten e lire si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po kaq vullnetin e saj politik.

Të fundit