Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj ironizon Ramën: Bezdiset nga lehja e qenve në Surrel dhe cicërima e zogjve

Gjekmarkaj ironizon Ramën: Bezdiset nga lehja e qenve në Surrel dhe

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, duke theksuar se mazhoranca në asnjë moment nuk ka patur si synim një emër konsensual.

Nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj ironizoi duke thënë se kryeministri Edi Rama gjatë këtij mandate, bezdiset nga çdo rezistencë edhe nga lehja e qenve në Surrel.

Deputeti shtoi se Rama kërkon një President që t’i japë mundësinë atij të kontrollojë edhe atë institucion.

“Sot u dogj edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Kjo nuk ishte rastësi, as gjë e re, dihej dhe pritej. Shtegu i vetëm ku kalon hipokrizia dhe zgërdhirja ndaj shqiptarëve ishte ky.

Mazhoranca për asnjë çast nuk ka pasur qellim konsensusin që ndërtojë një proces me opozitën por thjesht të bëjë spektakël me shpenzimet  e Opozitës !

Kjo sipërmarrje i rrinte si zhguall breshke, ngushtë shumë ngushtë sepse Lideri po e kërkon atë President mavrinë në askund që ai ose ajo të jenë  “askushi” në raport më pavarësinë institucionale.

Kryeministri në mandatin e tij të tretë bezdiset nga çdo rezistencë, nga lehja e qenve në Surrel, nga cicërima e zogjve, nga poezitë dhe këngët e vartësve, nga çdo mendim që nuk është i veti, nga çdo portret që nuk e zografis vetë!

Ndaj durim, ai po vizaton portretin e admiruesit të tij, që do të vendosë në krye të shtetit për të realizuar kësisoj përmbylljen e kapjes së çdo institucioni, nocioni dhe personi në një Republike të thyer në mes nga i njëjti ves që karakterizon shtetin tonë nga pavarësia e këtej i cili është Uni, lyer me delir e mbuluar me nevojë sundimi”, u shpreh deputeti.

Të fundit