Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj: Kodi i ri Penal si në Bjellorusi, rrezik për liritë dhe standardet demokratike

Gjekmarkaj: Kodi i ri Penal si në Bjellorusi, rrezik për liritë

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka folur për shqetësimet që nga ngjallur drafti i Kodit të ri Penal.

Për Syri Tv, Gjekmarkaj tha se kodi i ri i hedhur në diskutim krahasohet me atë republikës së Erdoganit dhe Bjellorusisë.

“Mendoj që duhet falenderuar opozita për reagimin e menjëhershëm kundër këtij kodi, shoqëria civile, mediat përtej ngjyrave politike. Ka patur një reagim në një spektër mjaft të gjerë. Kjo tregon që shoqëria shqiptare është në alert dhe testohet herë pas here dhe ky testim kësaj here u bë në kohën e verës ku njerëzit janë pak të vëmendshëm. U hodh një kod i cili nuk po merr përparësi dhe i largohen të gjithë.

Në vetvete është një testim që i bëhet shoqërisë nëse ajo e merr këtë pilulë, nëse e pranon dhe do të ishte pranimi i tij një hap tjetër i dorëzimit të lirive, i dorëzimit të standardeve, i dorëzimit të shoqërisë përballë një partie shtet. E cila po aplikon kode të republikës së Erdoganit, kode të Bjellorusisë, kode të vendeve që kanë shkuar drejt autokracisë dhe neodiktaturave. Nga pikpamja profesionale ai ishte një mizerabilitet, copat e marra nga vendet tjera të përkthyera keq dhe me nxitim. Më vjen mirë të riktheksoj, që vëmendja e shoqërisë kësaj here ishte e lartë për rrezikun që i kanosej", tha Gjekmarkaj.

Të fundit