Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj komenton fjalin e Ramës në KiE: Kosova s’ka nevojë për folklor, por për ortak të ndershëm

Gjekmarkaj komenton fjalin e Ramës në KiE: Kosova s’ka

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj komentoi nga foltorja e Kuvendit fjalimin e kryeminstrit Edi Rama Këshillin Europan.

Ai tha se fjalimi nuk mund të kritikohet, por solli në vëmendje që kreu i qeverisë shqiptare nuk ka patur raporte të mira me homologët në Prishtinë.

Gjekmarkaj nënvizoi se Kosova nuk ka nevojë për folklore dhe hipokrizi, por për një ortak të ndërshëm.

“Për ti vënë nofkët e tradhëtarit kundërshtarit politik duke mbajtur emrin e Kosovës si salçiçe në gojë. Nuk besoj shumë te folklori e te revolucioni kulturor, por duhet të votojmë një të tillë për të gjitha këto. Fjalimi i Ramës në KiE për raportin e Dick Martyt nuk mund të kritikohet aq lehtë, por nga ana tjetër, ai është njeriu që ka pasur marrëdhëniet më të këqija me kryeministrat e Kosovës.

Çfarë na pengon sot, thyejmë arra gjithë ditën e çojmë dorën në allti e këndojmë xhamadani vija-vija jam Kosova jam Shqipëria por bashkëpunimi mes universiteteve tona është i ulët, e Open Ballkani i atakuar nga politika gjermane i ndjell Kosovës rrezikun e ri të vasalitetit.

Kosova nuk ka nevoje per paternalizëm, as per folklor, për hipokrizi e përdorim jo e jo, po së paku për ortak të ndershëm po se nje fjalë e urtë popullore thotë , vllau kur rritet të bahet ortak, në fisin e madh të rraces shqiptare”, u shpreh Gjekmarkaj.

 

Të fundit