Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj komenton vendimin për Berishën: Kushtetuesja bëri regres historik

Gjekmarkaj komenton vendimin për Berishën: Kushtetuesja bëri

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj deklaron se Gjykata Kushtetuese me vendimin e marrë përkreun e PD, Sali Berisha pasditen e sotme ka bërë regres historik.

Duke komentuar vendimin e Kushtetueses e cila vetëm pjesërisht pranoi kërkesën e Sali Berishës, ai tha në Euronews Albania se Gjykata u tregua e papeshë.

“Sot Gjykata Kushtetuese për mua ka kryer një regres historik sepse ajo shfuqizoi çdo përpjekje që është bërë për të ruajtur jo thjesht imunitetin e deputetit, por garancitë kushtetuese të opozitës dhe përpjekjet që janë bërë për ta përsosur këtë betejë.

Unë nuk them që politikani duhet të ketë status të veçantë mbrojtje nëse është fajtor para ligjit. Por në të gjithë botën është një vendim i formës së prerë ai që e dënon një politikan”,-tha Gjekmarkaj.

Të fundit