Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në parlament, Gjekmarkaj: Kuvendi është kthyer në një sallë ku qeveria ushtron arrogancën e vet

Tensionet në parlament, Gjekmarkaj: Kuvendi është kthyer në

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me situatën në Parlament, ku u miratuan dhe ndryshime në qeveri mes kaosit dhe debateve.

Në një deklartë për mediat ai tha se Parlamenti nuk funksionon dhe është kthyer në një sallë që qeveria vjen dhe ushtron arrogancën e vet.

“Përfitoj t’i bëj apel kryeministrit të ndërhyjnë dhe t’i bëjnë apel fqinjëve për banorët e Shëngjinit. shteti sot është i munguar dhe jo prezent në këtë fatkeqësi natyrore dhe jo aq natyrore se mund të jetë edhe ndonjë dorë, por nuk dua ta mendoj këtë skemë makabre.

Është një narkoshtet dhe nuk ndryshon kurrgjë, do t’i mundim në zgjedhjet e pranverës. Parlamenti nuk funksionon por Kuvendi është kthyer në një sallë që qeveria vjen dhe ushtron arrogancën e vet, nuk ka më rregullore, është një libër pa vlerë në hapësirën e Kuvendit, nuk ka më as deputet as ministra, janë thjesht shërbëtore të tij.”, – tha ai.

Të fundit