Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj në Fushë Kuqe: Do të ndalim qeverisjen e dështuar, do ta ndryshojmë Shqipërinë

Gjekmarkaj në Fushë Kuqe: Do të ndalim qeverisjen e

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me banorët e zonës Fushë Kuqe në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Në takimin e tij, Gjekmarkaj denoncoi harresën e qeverisë qendrore dhe vendore për këtë zonë, duke theksuar problemet e shumta që përballen banorët.

“Toka të lëna djerr, mungesë uji të pijshëm, kanale vaditëse të papërdorshme, dyqane të boshatisura dhe rrugë të zbrazëta – kjo është e vërteta e hidhur që na dhemb të gjithëve, përveç pushtetit,” deklaroi ai.

Gjekmarkaj shprehu shqetësimin për braktisjen që ka përjetuar zona nga qeveria, duke përmendur fondet e IPARD që, sipas tij, përfundojnë në duart e një rrethi të ngushtë të lidhur me qeverinë, ndërsa fermerët dhe banorët vuajnë.

Ai theksoi nevojën për zhvillimin e turizmit në zona si Patoku, por kritikoi qeverinë për mungesën e investimeve të domosdoshme në infrastrukturë dhe shërbime bazë, si furnizimi i pandërprerë me energji elektrike dhe ujë.

Alternativa e PD: Plane konkrete për një Shqipëri më të mirë

Gjekmarkaj prezantoi programin emergjent të PD-së, duke premtuar:

Pension minimal prej 200 eurosh.
Minimum jetik 200 euro.
Rrogë minimale 500 euro.
Rrogë mesatare 1,200 euro.
Mbështetje prej 160 milionë eurosh për bujqësinë.
Rroga më të larta në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët.
“Ne do të ndalim këtë qeverisje që nuk i bëri asnjë të mirë Qarkut të Lezhës dhe Shqipërisë. Populli dhe demokratët kanë detyrën ta ndryshojnë aktualen, ta bëjmë më të mirë dhe më të sigurt Atdheun tonë,” theksoi ai.

Gjekmarkaj vuri në dukje mbështetjen ndërkombëtare që po fiton Partia Demokratike, duke përmendur rezolutën e fundit të Unionit Ndërkombëtar Demokratik që dënon persekutimet politike të opozitës dhe kërkon qeveri teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira.

“Lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit është motoja jonë. Ne mundemi! Ne ja dalim! Fitore!” përfundoi ai.

Të fundit